Debate në KLP, Tiranës dhe Elbasanit i mungojnë 51 prokurorë
18/07 21:17
Një aksident i rëndë është regjistruar rreth orës 23:50 minuta në autostradën Laç-Lezhë, pranë kryqëzimit të fshatit Lezhë.
Nga aksidenti ka humbur jetën një shtetas, që dyshohet se është 63-vjeçarja me inicialet P.P., nga Shkodra. Viktima dyshohet se i ka prerë rrugën një mjeti tip Benz, që po udhëtonte drejt Lezhës.
Aktualisht rruga është e bllokuar në të dy krahët, ndërsa radhët e mjeteve kanë shkuar deri në 2-3 kilometra. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes, si dhe zhbllokimin e qarkullimit.
Ndërkohë mësohet se drejtuesi i autoveturës, 54-vjeçari L.Gj. nga Puka, është shoqëruar në polici, për veprime të mëtejshme proceduriale.
Top Channel