Rinisin punimet në Tiranë-Durrës. Sot, riparime në segmentin Maminas-Sukth

18/06/2018 08:37

Prej mëngjesit të sotëm ka nisur në autostradën Tiranë-Durrës faza e tretë e punimeve.

Pas pushimit të fundjavës, për të liruar autostradën për pushuesit, kjo e hënë ka rikthyer sërish bllokimin në një segment të saj, në atë Maminas-Sukth. Për këtë arsye, ARRSH dhe Policia Rrugore njoftojnë drejtuesit e mjeteve se do të duhet sërish të devijojnë trafikun në rrugët dytësore dhe për këtë duhet ndjekur sinjalistika provizore si dhe udhëzimet e Policisë Rrugore në terren.

Automjetet që udhëtojnë nga Tirana në drejtim të Durrësit duhet të futen në nënkalimin e Maminasit të autostradës dhe të vazhdojnë në rrugën dytësore deri në kryqëzimin e Sukthit dhe në vazhdim mund të dalin përsëri në autostradë ose të vazhdojnë në rrugën dytësore.

Devijimi në këtë segment do të vazhdojë deri ditën e enjte.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA