Probleme te Franca, 3 ditë përpara ndeshjes së dytë në grup. Antoine Griezmann, Samuel Umtiti dhe Thomas Lamar kanë zhvilluar stërvitje të diferencuar. Ndërkohë portieri Lloris ka ndërprerë stërvitjen para kohe.

Të katër futbollistët kanë marrë pjesë në seancën e nxehjes, ndërkohë që tre futbollistët nuk kanë bërë stërvitje me top me pjesën tjetër, si masë paraprake për shqetësimet e vogla që kanë ndjerë. Me shumë gjasa që të tre do të bashkohen në stërvitje nesër me skuadrën.

Griezmann ka kryer vetëm vrapime, madje duke mos veshur këpucët e futbollit, por atlete gjimnastike. Më pas sulmuesi i Atletico Madrid ka qëndruar me stafin e fizioterapistëve. Umtiti dhe Lamar kanë punuar me përgatitësin atletik dhe mbrojtësi I Barcelonës është parë me gjurin të fashuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA