Debate në KLP, Tiranës dhe Elbasanit i mungojnë 51 prokurorë
18/07 21:17
Një grua gjeti vdekjen në autostradën Lushnje-Fier dhe dy persona u plagosën gjatë një aksidenti rrugor.
Ngjarja ndodhi në mesnatë, kur viktima që dyshohet të jetë një endacake rreth të gjashtëdhjetave u përplas nga një makinë ndërsa ka qenë duke ecur në errësirë në rrugë.
Policia po heton rrethanat e aksidentit, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të Lushnjes.
Pas aksidentit është ndaluar drejtuesi i mjetit, Euxhenio Prendi, 26 vjeç, nga Lushnja. Sipas policisë, drejtuesi i mjetit, pas përplasjes me këmbësoren, ka devijuar makinën duke dalë nga rruga. Për pasojë është plagosur edhe e fejuara e tij që ishte në makinë.
Top Channel