Skuadra e Arabisë Saudite pa përjetuar momente paniku gjatë udhëtimit të tyre nga Moska për në Rostov për ndeshjen e dytë të Botërorit, atë ndaj Uruguajit.

Një prej motorëve të avioni ndali së funksionuari pas një defekti dhe menjëherë frika mbërtheu bordin e avionit ku ishin të pranishëm lojtarët.

Megjithatë, pilotët arritën të bënin ulje të sigurt dhe askush nuk mbeti i lënduar nga ky udhëtim.

Të mërkurën, Arabia Saudite do të zbresë sërish në fushën e lojës, këtë herë ndaj Uruguajit, ndërsa në takimin e parë u mund 5-0 nga Rusia pritëse e Botërorit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA