“Nuk kishin vlera artistike”/ U arrestuan për trafik veprash arti, lirohen në gjykatë
18/06/2018 11:17
Dy të arrestuarit të shtunën në Korçë për trafik të veprave të artit janë liruar këtë të hënë në sallën e gjyqit.
Prokuroria paraqiti para gjykatës akt ekspertimin që provon se ikonat dhe monedhat metalike të sekuestruara në shtëpinë e Beni Kosturit dhe Nerald Karollarit, nuk janë vepra arti dhe nuk kanë vlera artistike dhe historike.
Organi i akuzës kërkoi masën e sigurisë detyrim paraqitje, por gjykata e rrëzoi duke vendosur lirimin e menjëhershëm të tyre.
Top Channel