Alarm mjedisor në Pyllin e Sodës/ Mbeturina plastike, pjesë makinash dhe inerte ndotin zonën Janë 37 mijë maturantë në të gjithë vendin që pas provimit të fundit me zgjedhje që jepet në 20 qershor, mezi presin mbrëmjen e maturës.
Marinela ka ardhur të bëjë provën e fustanit për mbrëmjen që shkolla e saj do ta zhvillojë në 29 qershor.
Rrobaqepësja Mimoza Tarelli është shumë e ngarkuar për shkak të maturës dhe minimaturës.
“Deri tani kam bërë mbi 100 copë, e deri nga gushti kur përfundojnë maturat do të bëj edhe 200 të tjera. Kam edhe nga rrethet që vijnë”, tregon ajo.
Në dyqanin e saj punojnë 5 punëtore nga mëngjesi në darkë këtë periudhe për shkak të fluksit. Edhe një vit më parë kishte shumë punë, duke treguar se ka bërë 400 copë.
Mimoza e nis punën nga ora 7 dhe e mbyll ne 11 të natës. Kur e pyesim për kohën e saj te maturës, ajo kthehet 30 vjet pas.
“Kur iu del fustani bukur është një kënaqësi e madhe për mua”, shprehet ajo duke treguar se kostoja e një fustani shkon afro 100 mijë lekë.
Për rrobaqepësit dhe dyqanet, fustani, apo kostumi i maturës është një biznes që ju sjell shumë të ardhura çdo vit. Janë 37 mijë maturantë, pjesa dërrmuese e të cilëve e blejnë apo e qepin një veshje të re për këtë ditë që do e mbajnë mend dhe kujtojnë gjatë gjithë jetës.
Top Channel