Fotografia që po indinjon Gjermaninë
18/06/2018 12:35
Gjermania u mposht të dielën nga Meksika dhe në vendin e kampionëve në fuqi të botës tashmë po analizohet çdo veprim i lojtarëve të kombëtares.
Pas ndeshjes, Julian Brandt është kapur duke bërë një “selfie” me një djalë të vogël, gjë që nuk i ka pëlqyer aspak mediave gjermane.
“Bild” shkruan: “Gjermania nis me këmbë të keqe Botërorin dhe Julian Brandt mendon si e si që të qeshë përpara celularit të një tifozi. Kur të gjithë po shkojnë drejt dhomave të zhveshjes me kokën ulur dhe të zhgënjyer nga rezultati, Julian është në gjendje që të qeshë”.
Top Channel