Suedia do të debutojë sot në Botërorin e Rusisë me ndeshjen ndaj Koresë së Jugut. Për skuadrën skandinave, kjo është pjesëmarrja e 12 në Kupën e Botës dhe rezultatin më të mirë ka vendin e tretë në vitin 1958.

Suedia nuk do të ketë në radhët e saj atë që për shumë vjet ka qenë simboli i saj, Zlatan Ibrahimovic, edhe pse ky i fundit tentoi që të rikthehej. Ndërsa Koreja e Jugut do të luajë Botërorin e saj të 9. Rezultati më i mirë i kësaj skuadre ishte arritja në gjysmëfinale në vitin 2002. Kjo e sotmja do të jetë ndeshja e parë mes Suedise e Koresë së Jugut në një Botëror, ndërkohë që në 1948 ato janë përballur mes tyre në Lojrat Olimpike, me suedezët që kanë fituar 12-0.

Në orën 17:00 do të vihen përballë Belgjika e Panamaja. Skuadra e drejtuar nga Martinez, pas paraqitjeve të mira në Botërorin 2014 dhe Euro 2016, në Rusi do të kërkojë konfirmimin përfundimtar. Për skuadrën belge kjo është pjesëmarrja e 13 në Kupën e Botës. Në kualifikuese ishte e para skuadër evropiane që preu biletën për në “Rusi 2018”. Rezultati më i mirë për Belgjikën në Botëror është vendi i 4 në 1986. “Djajtë e Kuq” belgë do të kenë përballë Panamanë, debutuese në këtë kompeticion, që e siguroi kualifikimin vetëm në ndeshjet e fundit të eliminatoreve. Ai që ka një lloj eksperience te ky ekip është trajneri Hernan Dario Gomez, i cili ka drejtuar Kolumbinë në 1998 dhe Ekuadorin në 2002.

Vëmendja më e madhe e ditës së pestë do të jetë sfida e orës 20:00 mes Tunizisë dhe Anglisë. Për “Tre Luanët” kjo do të jetë hera e 15 që luajnë në një Kupë Bote. Në 1966, Anglia arriti të fitojë kupën e vetme të botës në historinë e saj, ndërkohë që në 1990 ajo arriti deri në gjysmëfinale. Pas kësaj, zhgënjimet që kanë shoqëruar kane qenë të mëdha. Në 5 edicionet e fundit Anglia vetëm në 1 rast ka mundur që të fitojë grupin e saj, në 2010. Ndërsa Tunizia do të luajë botërorin e saj të 5. Në 4 edicionet e mëparshme skuadra afrikane nuk ka mundur të kalojë asnjëherë fazën e grupeve. Anglia dhe Tunizia përballen sot për herë të dytë, hera e parë ka qenë në fazën e grupeve të Kupës së Botës në 1998, me anglezët që fituan 2-0.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA