Deputeti grek i Agimit të Artë, Konstandinos Barbarusis u arrestua tre ditë pasi prokuroria greke urdhëroi ndjekje penale për të me akuzën për tradhti të lartë ndaj atdheut.

Deputeti neonazist ka bërë thirrje në Parlament të premten për grusht shteti, duke kërkuar që ushtria të arrestojë Presidentin e Republikës së Greqisë dhe kryeministrin grek. Thirrja e tij është bërë gjatë një fjalimi me klithma urrejtjeje në Kuvend në ditën e dytë të diskutimeve për mocionin e mosbesimit që ka dorëzuar kreu i opozitës konservatore, Kyriakos Mitsotakis, ndaj qeverisë Tsipras në lidhje me marrëveshjen që ajo ka arritur me Shkupin për emrin e Maqedonisë.

Barabarusis i ka shpëtuar një kontrolli të policisë greke që kishte urdhër-arresti për të, duke u larguar me shpejtësi mbrëmjen e së shtunës. Sot ai është arrestuar në lagjen Pendeli, pas një operacioni të antiterrorit grek dhe bashkë me të është shoqëruar në polici edhe një person që e strehonte.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA