Shkenca është si një “puzzle”, dëshirë dhe durim për të bashkuar pjesëzat për shkencëtaren Anila Papariston. Këtë ua mëson edhe studentëve të saj, jo vetëm brenda mureve të shkollës, por edhe jashtë tyre në ekspedita. Në kërkim të botës së gjallë që janë pasuria e këtij kombi.

Kjo nuk është vetëm një orë mësimi, grumbullimi i insekteve nga studentët është një kontribut për studimet mbi to. Së fundmi, në Shqipëri janë bërë dy studime shkencore mbi fluturat dhe pilivesat.

Bazuar në të dhënat e këtij studimi, në territorin shqiptar janë 196 lloje fluturash, 4 prej tyre lloje të reja. Në 2015 ekzistonin këtu 57 pilivesa, ndërkohë që gjatë kërkimit Paparisto ka zbuluar sot edhe 6 lloje të reja, në total 63 lloje pilivesash. Sipas 19 vjeçarit Marko Prendit, pilivesat janë insekte të zgjuara, të vështira për t’u kapur.

Pas grumbullimit, hapi i radhës është klasifikimi i gjallesave. Ndalemi tek insekti i rrezikshëm, që në Shqipëri njihet si ‘vrasësi i palmave’, origjina e të cilit është egjiptiane.

Shqipëria edhe pse një vend me sipërfaqe të vogël ka biodiversitet, gjallesa të cilat jashtë vendit janë në rrezik zhdukjeje në zonën shqiptare janë të përhapura dhe të shënuara me kryq në hartën e botës. Ndaj, ne duhet të tregohemi të kujdesshëm në ruajtjen e habitateve, këshillon shkencëtarja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA