Pogradeci prej kohësh është një prej qyteteve me traditë të hershme për përdorimin e biçikletave, traditë kjo e ruajtur edhe në ditët e sotme.

Në shëtitoren “1 Maji”, përgjatë plazhit të qytetit, e deri në Drilon, përveç xhiros tradicionale, në Pogradec shëtitet edhe me biçikletë.

Pedalimi i jep një tjetër shije peisazhit të “liqerit që dremit”. Jo vetëm qytetarë të grupmoshave të ndryshme, por edhe turistët e vizitorët kanë mundësinë që të shëtisin përgjatë gjithë vijës liqenore me biçikletë.

Me një biçikletë në Pogradec mund të vizitohen zona me bukuri të rrallë natyrore, në një rreze prej prej pak kilometrash.

Shtimi i mjeteve motorike nuk e ka cënuar këtë tipar të Pogradecit. Në shëtitjen e pasdites, ata që ecin më këmbë shkëmbehen me ata me biçikleta. Por kjo i ngjan një rutine që nuk pengon askënd dhe shkrihet natyrshëm me panoramën buzë liqenit.

Top Channel