Marrëveshja për emrin e Maqedonisë, MEPJ: Faqe e re e fqinjësisë së mirë

17/06/2018 17:25

Pas nënshkrimit të marrëveshjes me Tsipras dhe Zaev për emirin e ri të Maqedonisë ka reaguar edhe Ministria e Jashtme e Shqipërisë me anë të një deklarate, duke e vlerësuar marrëveshjen si një faqe të re të fqinjësisë së mirë.

“Nga Prespa piktoreske që bashkon tre popujt dhe vendet tona fqinjë, qytetarët e dy vendeve, të rajonit, përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe Kombeve të Bashkuara, u bënë dëshmitarë të një faqeje të re të fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit me kah europian”, thotë në deklaratë.

Kjo është koha e zgjidhjeve madhore në mbarë rajonin tonë, bazuar në vullnetin e përbashkët për stabilizim përfundimtar të hapesirës ku gjendemi me synimin për ta bërë atë pjesë të pandarë të Bashkimit Evropian, thuhet më tej në deklaratë.

MEPJ thotë më tej se dy vendet tashmë duhet të përmbushin edhe të gjitha hapat për hyrjen në fuqi të marrëveshjes.

“Inkurajojmë të dy vendet për përmbylljen e të gjithë hapave për hyrjen në fuqi të marrëveshjes.
Kjo marrëveshje i shërben miqësisë, prosperitetit e perspektivës evropiane të dy vendeve dhe qytetarëve të rajonit tonë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA