Disa dhjetëra punonjës të administratës publike, kryesisht punonjës të Zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe ALUIZNI-t, janë proceduar penalisht për afera korruptive.

Procedimet janë iniciuar nga task forca kundër korrupsionit, ku marrin pjesë disa institucione dhe drejtohet nga ministrja e drejtësisë, Etilda Gjonaj.

“Që nga 16 prilli, deri në 30 maj, pra në një periudhë një muaj e gjysmë, janë dërguar për ndjekje penale 25 zyrtarë të Zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe ALUIZNI-t. Pra vetëm në një muaj e gjysmë janë marrë masa represive duke përfshirë që nga regjistruesit dhe deri te punonjësit më të thjeshtë”, shprehet ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Ministrja Gjonaj ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve që të mos pranojnë të japin ryshfete tek punonjësit e administratës, si dhe të denoncojnë çdo rast ku u kërkohet të japin para përkundër shërbimit që duhet t’u jepet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA