![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/dddddd_sd-2-800x450.jpg)
“U 5-fishua tarifa brenda ditës”/ Tregtarët e fruta-perimeve bojkot punës në Shkodër
13/02 12:38
Një i ri malazez kishte hyrë në Shqipëri ilegalisht, në përpjekje për t’i shpëtuar drejtësisë në vendin e tij.
Autoritetet malazeze kishin sinjalizuar palën shqiptare për mundësinë që 22-vjeçari me inicialet A.S., të strehohej në Shqipëri.
Pas shkëmbimit të informacioneve, Policia e Tiranës ka prangosur të riun në kryeqytet dhe më pas ua ka dorëzuar atë homologëve malazezë.
22-vjeçari akuzohet nga drejtësia e Malit të Zi për vrasjen e një shtetasje ruse.
Top Channel