Kujdesi për dhëmbët te fëmijët, depistimet zbulojnë më shumë fëmijë me karies dhe higjienë të dobët Janë të shumtë turistët që vizitojnë Elbasanin, sidomos në këtë stinë të vitit. Kalaja fushore me stilin e saj romak vazhdon të tërheqë vëmendjen dhe po ashtu objektet e ndryshme të kultit të pozicionuara brenda saj.
Por turizmi i Elbasan vazhdon të jetë turizëm një ditor ose disa orësh, pasi asgjë tërheqësenuk i mban më gjatë vizitorët këtu. Por banorët e kalasë duket se kanë nisur të sensibilizohen dhe të krijojnë biznese tradicionale që lidhen ngushtë me historinë e zonës.
Por sipas specialistëve duhet ende shumë punë në këtë drejtim dhe sensibilizim gjithashtu që Elbasani të ofrojë pritje dhe shërbim për të zhvilluar ekonominë e tyre por edhe turizmin historic e kulturor.)
Një nxitje e banorëve për të restauruar fasadat e shtëpive të tyre me stilin tradicional dhe jo atë modern ndoshta do të ishte mënyra më e mirë për ta unifikuar kalanë dhe për të nxitur më tej turizmin, Një rrugë të tillë ndoqi Korça në restaurimin e pazarit dhe tashmë kjo zonë është masivisht e vizitueshme.
Top Channel