Shqetësimi për qentë. Propozohen gjoba për ata që i nxjerrin pa maskë në rrugë

16/06/2018 15:47

Shqetësimi i shumë prindërve dhe qytetarëve në ldihje me qentë e rracave agresive që qarkullojnë në rrugët e kryeqytetit, të shoqëruar shpesh edhe nga pronarë të papërgjëgjshëm, ka mbërritur në Këshilin Bashkiak.

Këshiltarja e PDIU-së, Albina Nanaj ka kërkuar që në mbledhjen e radhës të dilet me një vendim ku Policia Bashkiake të mund të gjobisë ata të cilët nuk i vendosin maska qenve të tyre, duke i konsideruar si jo agresivë, edhe pse nuk kanë munguar rastet kur ata kanë dëmtuar njerëz.

“Duhet garantuar një përgjegjshmëri më e lartë nga ana e pronarëve të qenve të racave agresive. Në rast dëmtimi të qytetarëve të merret përsipër fatura financiare e dëmit. Në rast se dëmi shkon deri në fatalitet, të mbahen edhe përgjegjësi ligjore”, shprehet Nanaj.

Kjo nismë e zonjës Nanaj është mbështetur nga të gjithë këshilltarët, përsa kohë është një çështje sensibël dhe e ngritur shpeshherë me shqetësim nga qytetarët e Tiranës. Madje në projektvendim do të kërkohet që të gjithë qentë me pronarë të regjistrohen dhe të kenë një certifikatë të tyre.

Top Channel