Qentë në pedonalen e Shkodrës, qytetarët të shqetësuar bëjnë apel për zgjidhje

16/06/2018 12:20

Qentë e rrugës janë kthyer në një shqetësim serioz për qytetarët e Shkodrës. Pedonalja e Shkodrës duket se kontrollohet nga qentë që gjenden në çdo pjesë.

Qytetarët thonë se një pjesë e mire e qenve janë agresiv dhe jo pak herë kafshojnë kalimtare duke rrezikuar edhe fëmijët. Banorët e Shkodrës bëjnë apel që institucionet përgjegjëse të marrin masa për zgjidhjen e këtij problem.

Ndërkohë ajo që të bën më shumë përshtypje është fakti se institucionet justifikohen duke thënë se kafshët janë të vaksinuara. Burime nga urgjenca e spitalit jashtë kamere bëjnë të ditur se thuajse çdo ditë vijnë në spital njerëz për ndihmë mjekësore që kafshohen në rrugë.

Top Channel