Debate në KLP, Tiranës dhe Elbasanit i mungojnë 51 prokurorë
18/07 21:17
Dy persona janë ndaluar pasi kanë kaluar pesë pakistanezë nga Kakavija për ti dërguar në Itali.
Në sajë të operacionit “Premtimi” janë ndaluar Shahe Koko, 23 vjeç, Hamdi Seferi, 18 vjeç nga Gjirokastra.
“Ndalimi i këtyre shtetasve u bë pasi në bashkëpunim me njeri tjetrin i kanë dhënë ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufirit nëpërmjet pikës kufitare Kakavijë dhe transportimin kundrejt shumës 1.200 euro për të kaluar transit në Itali 4 shtetasve pakistanezë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.
Top Channel