Partizani ka zbuluar emrin e trajnerit të ri për sezonin e ardhshëm, dhe ai do të jetë Skënder Gega.
Pasi ka pritur zyrtarizimin e përjashtimit të Skëndërbeut nga Kupat e Europës, gjë që i jep mundësinë edhe Partizanit që të marrë pjesë në aktivitetet kontinentale, të kuqtë e kryeqytetit kanë vendosur të zyrtarizojnë trajnerin e ri, për të filluar menjëherë punën.
Ish-seleksioneri i ekipeve kombëtare të moshave U19 dhe U21 të Shqipërisë, pas një aventure në Kuvajt me Klubin Al-Hara, ka arritur marrëveshjen këtë fundjavë duke u zyrtarizuar në këtë post të ri te Partizani.
Skënder gega do të ketë detyrën e vështirë të ruajë grupin e lojtarëve te formacioni kryeqytetas që ka nisur të vuajë probleme jo pak me largimet, në fundin e sezonit të sapombyllur.
Top Channel