Lorenzo ‘fluturon’ edhe në Montmelo, Marquez rrëzohet sërish

16/06/2018 00:21

Jorge Lorenzo po kalon një moment të shkëlqyer në MOTO GP, teksa pas fitores së shkëlqyer në Mugello, dominoi edhe provat e lira në Montmelo.

Spanjolli i Ducattit dominoi në sesionin e dytë të provave të lira, duke regjistruar kohën më të mirë të kësaj të premteje.

Menjëherë pas Lorenzos u rendit Andrea Iannone me Suzukin e tij, ndërsa në vendin e tretë, piloti i Yamahas, Maverick Vinales.

Dy italianët e tjerë, Andrea Dovizioso dhe Valentino Rossi u renditën konkretisht në vendin e 4-t dhe të 5-të.

Nga ana tjetër, kampioni në fuqi i botës, Marc Marquez u rrëzua pak para fundit dhe mbeti jashtë 10-shes së parë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA