Lajmet shkurt nga Botërori, 16/06/2018 – Ora 18:00

16/06/2018 18:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e web-it, me zhvillimet e deritanishme nga Rusia 2018.

MESSIN E TRADHËTOJNË GJUNJËT
Argjentina nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 me Islandën me golin e Aguerros dhe Finnbogason për Islandën. Messi humbi një metërsh në pjesën e dytë.

FITORE TEKNOLGJIKE E FRANCËS
Franca siguroi fitoren ndaj Australisë falë tekonolgjisë, ku fillimisht VAR i dha mundësinë Griezzman të shënojë me panallti, ndërsa për golin e Pogba konfimimi erdhi nga sinjalizuesi i portës.

PUSHTIMI I TIFOZËVE ISLANDEZË
Ashtu si edhe në finalet e Euro 2016, Isalanda ka mahnitur me tifozerinë e saj. 30 mijë tifozë ka qenë të pranishëm në Moskë për ndeshjen me Argjentinën.

GJERMANIA KËRKON GJYSMËFINALEN
Një ditë para debutimit në Botërorin e 21, trajneri i Gjermanisë Joakim Lëv ka shpallur objektivin: Synojnë të paktën gjysmëfinalen, më pas ta fitojmë.

DASH NGRE ALARMIN PËR KUPËN E BOTËS
Departamenti Amerikan i Shtetit ka dhënë alarmin për sulme terroriste potenciale në Kampionatin Botëror. Në një njoftim për udhëtimet e shtetasve amerikanë, DASH ka theksuar se duhet të kenë kujdes në udhëtimet për në Rusi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA