Etapa e katërt e Rally Albanias u mbyll në Bivouac. Pilotët e të gjitha kategorive përshkruan 120 km plot adrenalinë nduke kaluar përmes territoreve sa të vështira aq edhe piktoreske. Sigurisht pati sërish probleme gjatë zhvillimit të kësaj etape, ku nuk munguan dëmtimet e makinave e motorëve, ndërkohë që pati edhe pilotë të plagosur por që për fat të mirë asgjë nuk ishte serioze.
Në kategorinë e motorëve ishte Boris Vlha që triumfoi duke e përforcuar akoma më shumë diktatin e tij në këtë edicion të Rally Albanias. Ndërsa në kategorinë e makinave fituesi ishte Renti Sina një pilot që tashmë në çdo edicion është favoriti për fitoren përfundimtare të evenimentit.
Ndërkaq, në etapën e 5, pilotët e kategorisë së motorëve kanë mbyllur etapën speciale prej 78 km. Ishte Andrea Cosentino ai që shënoi kohën më të shpejtë i ndjekur nga Patrick Sjoberg në vendin e dytë dhe Ferdinand Kreidl në të tretin. Boris Vlha që është kryesuesi i Rally Albanias në këtë kategori u rendit në vendin e 5 me 3 minuta e 4 sekonda më shumë se Cosentino.
Top Channel