Gentian Zyberi zgjidhet anëtar i Konventës Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike në OKB, duke marrë votat e 90 shteteve.
Shqipëria përfaqësohet për herë të parë në këtë organizëm, që prej pranimit të saj në 1992. Ka qenë vetë ministri i Jashtëm Ditmir Bushati që ka bërë të ditur lajmin, nëpërmjet një postimi në Twitter.
“Gentian Zyberi sapo u zgjodh anëtar i Konventës Ndërkombëtare për të drejtat civile dhe politike në mandatin 2019-2022. Shqipëria për herë të parë përfaqësohet në këtë trup të BE që nga pranimi i saj në 1992. Faleminderit të gjithë partnerëve për mbështetjen!”, shkruan Bushati.
Kjo është një arritje për diplomacinë shqiptare, pasi vërehet se në të gjitha vendet që u listuan sipas votave, Shqipëria kryesonte me numrin më të madh të votave, duke lënë pas dhe shtete të fuqishme si Rusia, Holanda etj.
Top Channel