Lajmet kryesore të ditës, 15/06/2018 – Ora 20:00

15/06/2018 20:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e web-it, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

IRANI FITON PAS 20 VITESH NË FINALET E BOTËRORIT
Irani ka mposhtur Marokun 1- 0 në minutat shtesë falë një autogoli të Aziz Bouhaddouz, ndërkohë që e gjithë vëmendja është tek ndeshja mes Portugalisë dhe Spanjës që fillon në këto momente.

KSAMILI OFRON ÇDO GJË PËR TURISTËT
Mbi 10 mijë persona kaluan pushimet në Ksamil përgjatë 2 javëve të para të qershorit.Qyteza që ofron disa nga plazhet më të bukura të bregdetit jonian, si dhe magjinë e ishujve ka shtuar këtë vit rreth 500 apartamente.

RRITET FLUKSI I EMIGRANTËVE, SHTOHEN KONTROLLET
Janë shtuar kontrollet e policisë kufitare në kufirin e gjelbër nga fluksi i emigrantëve që kalojnë përmes Shqipërisë për në vendet e BE.Top Channel ndoqi rrugën që ata përshkojnë, nga Kakavija deri në Hanin e Hotit.

GJIKNURI: NUK KA MË PROBLEME ME BYPASS-et
Ministri i Transporteve Damian Gjiknuri tha se bypassi i Fierit do të përfundojë vitin e ardhshëm, ndërsa ai Vlorës do të dojë më shumë kohë.

PAS KANADASË DHE BE-së TRUMP TAKSON KINËN
Me vendosjen e tarifave për çelikun dhe aluminin administrata Trump goditi direkt Kanadanë dhe Bashkimin Europian, por taksë 25 për qind nuk i shpëtuan as 700 produkte kineze.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA