Lajmet kryesore të ditës, 15/06/2018 – Ora 16:00

15/06/2018 16:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e ëeb-it, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

URUGUAJI MPOSHT EGJIPTIN
Përfundon 0-1 sfida mes Egjiptit dhe Uruguajit me një gol të shënuar nga Jimenes. Të gjithë prisnin që Mohamed Salah të ishte në fushë, por trajneri Hector Cooper nuk ka kërkuar të rrezikojë.

BRESHËRI NË VLORË DËMTON TË MBJELLAT
Breshëri i rënë gjatë mbrëmjes së të enjtes në Panaja të Vlorës ka dëmtuar rëndë vreshtarinë në 70 për qind të sipërfaqes. Banorët kërkojnë kompensimin e dëmit.

TË GJITHË DUAN GJERMANINË
Gjermanishtja është bërë gjuha më e kërkuar në vend. Janë të shumtë ata që duan të jetojnë në vendin më të zhvilluar të Bashkimit Europian, ndaj kursin po e frekuentojnë edhe gjyshet.

MAAS: PA ANËTARËSIM, PASOJAT DO TË JENË FATALE
Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas shpreh hapur mbështetjen për çelje të kushtëzuar të negociatave për Shqipërinë. Nëse nuk happen, tha ai, të gjitha reformat e bëra nuk kanë vlerë.

TEATRI, ARTISTËT DO NGUJOHEN NË GODINË
Artistët që kundërshtojnë prishjen e godinës së teatrit nuk tërhiqen nga protesta e tyre, madje sot pasdite do të ngujohen në godinë dhe nuk do të lëvizin prej andej derisa të marrin garancinë për mos shembjen e saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA