Breshëri i regjistruar në disa zona të rajonit juglindor ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në fushën e Maliqit.

Më shumë se 150 hektarë kultura bujqësore, kryesisht perimet e stinës, janë dëmtuar. Fshati Vashtmi ka qenë më i prekuri nga breshëri, ku edhe dëmet kanë qenë më të mëdha në kulturat bujqësore.

Fermerët e zonës tregojnë se prodhimet e tyre janë dëmtuar tashmë dhe nuk ka më mundësi të rikuperohen, ndërsa kërkojnë mbështetje nga shteti për subvencionimin e tyre pasi sipas tyre dëmet janë të përsëritura ndërsa situata e tyre financiare paraqitet e rënduar.

Nga ana tjetër, mësohet se është ngritur një grup pune për të ndjekur nga afër dëmet e shkaktuara nga breshëri dhe në bashkëpunim me drejtorinë e bujqësisë do të vlerësohet edhe dëmi për çdo fermer.

Fusha e Korçës njihet për prodhimtari të lartë te kulturave bujqësore, por pavarësisht kësaj duket se edhe këtë vit dhjetëra familje do të përballen me probleme të mëdha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA