Kthjellime dhe vranësira kalimtare vijojnë ndikimin deri në mesditë, kur vranësirat fuqizohen në zonat lindore, duke sjellë shira të përkohshëm.

Vonë pasdite dhe gjatë natës, kthjellime dhe vranësira kalimtare rikthehen në të gjithë territorin shqiptar.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në orët e mëngjesit dhe mesditës, duke variuar nga 13 në 32 gradë Celcius.

Top Channel