Në takimin mes artistëve dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, foli edhe aktori Robert Ndrenika, i cili u shpreh se Tiranës i nevojitet një teatër i ri, por ai thotë se është kundër Partneritetit Privat Publik.

“Kam vuajtur shumë nga çështja e Partneritetit Privat Publik. Unë jam kundra kësaj. Ndoshta projekti i paraqitur është i mirë, por unë jam kundër mënyrës së ndërtimit. Për skenën kam pikëpyetje dhe për këtë duhet të flasin edhe regjisorët”, tha Ndrenika.

Më pas, aktori iu drejtua Veliajt duke i thënë se vlera e 30 mijë eurove për ndërtimin e teatrit është e lartë.

“Me atë 30 milionë eurot, kam përshtypjen që të kanë gënjyer. Maksimumi mund të kushtojë 15 milionë euro. Një teatër i ri i mirë duhet patjetër, e meriton Tirana një teatër të ri. Mendoj që të bëhet një studim i këtij kompleksi që është”, u shpreh Robert Ndrenika.

Top Channel