Lajmet kryesore të ditës, 14/06/2018 – Ora 16:00

14/06/2018 16:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e Web-it, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

SHKËLQIMI DHE RËNIA E… EUROS
Banka e shqiperise ka blere tre here euro për të rritur vlerën e saj në treg por pavarësisht kësaj rritja zgjati vetëm 4 ditë. Sot, në treg, euro këmbehet me 126,11 lekë.

TSIPRAS: LIGJI I LUFTËS NUK KA LIDHJE ME ÇAMËT
Marrëveshja me Shqipërinë do mbyllet brenda kësaj vere ka thënë kryeministri grek Aleksis Tsipras. Në të përfshihet edhe ligji i luftës që sipas Tsipras nuk ka të bëjë me çështjen çame por me rikthimin e pasurive që u sekuestruan në luftë.

BRITANIA KËRKON MJEKË
Pas Gjermaniëe, edhe Britania e Madhe kërkon mjekë dhe infermiere. Autoritetet angleze kane lehtësuar procedurat e punësimit të të huajve që kanë këto profesione.

STARTON “RUSI 2018”.
Ceremonia zyrtare e hapjes së kampionatit botëror të futbollit nis pas pak në stadiumin Luzhniki me performancën e Robie Williams dhe Aida Garifulina. Në orën 17 luhet ndeshja e parë mes Rusisë dhe Arabisë Saudite.

NGROHJA GLOBALE RREZIKON QYTETET BREGDETARE
Ngrohja globale po shkrin me shpejtësi akujt në Antarktidë dhe shkencëtarët parashikojnë rritje me një metër të nivelit në dete deri në 2070, çka do sillte katastrofa në qytetet pranë brigjeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA