Kompozitori Limos Dizdari dhe e shoqja Adriana prej 18 vitesh menaxhojnë qendrën kulturore “Dea” në Ksamil, e cila është vendosur në një objekt të ish-Ndërmarrjeve Bujqësore.

Me një sipërfaqe 1170 m/katrorë objekti, që kaloi në pronësi të Konfederatës së Sindikatave menjëherë pas rënies së sistemit është shitur e rishitur disa herë pasojat e të cilave bien sot mbi artistët që po e shfrytëzojnë.

Njësia vendore Ksamil nuk bëri kurrë ndonjë përpjekje për regjistrimin hipotekor të kësaj prone dhe për pasojë ajo vijoi të administrohej nga Konfederata, megjithëse ligji ja kishte hequr këtë të drejtë.

Z. Dizdari në vitin 2000 realizoi një marrëveshje shfrytëzimi të objektit me afat deri në vitin 2020 me Konfederatën e Sindikatave. Kompozitori thotë se investimi i kryer mbi objektin e rrënuar në masën 70% shkon në qindra milionë lekë, ndërsa zgjidhja ligjore për të duket ende e vështirë pas gati 3 dekadash ndërsa kërkon ndërhyrjen e shtetit për zbatimin e ligjit.

“Unë këtë e bëra dhe e bëra nga pasioni. Kam ushtruar trysninë dhe kërkesën time që të funksionojë ligji për këtë. Pushteti vendor të jetë zot i kësaj prone”, thotë Limos Dizdari.

Qendra përgatit muzikantë të vegjël, të cilët po konkurojnë në skenën kombëtare e ndërkombëtare dhe e vetmja gjë që kërkojnë artitstë është që të punojnë të qetë.

“Nuk dua asgjë tjetër, të zbatohet ligji dhe të jem e qetë të punoj, sepse nuk është e drejtë që të ngrihem në mëngjes dhe të them vazhdimisht se kush do të më shqetësojë sot”, thotë Adriana.

Qendra ka një aktivitetet të gjerë kulturor disa konkurse të përvitshme muzikore mes të cilave dallon konkursi ndërkombëtar “Këngët e Tokës” por edhe evente teatrale, filmike, koncerte në muzikë klasike, organizime kulturore për shumicën e festave të kalendarit vjetor është e vetmja në të gjithë rajonin jugor.

Një numër i madh intelektualësh dhe artistësh kanë bërë thirrje për të mbrojtur një prej kontributeve më të veçanta në fushën e kulturës dhe artit në rajonin Jugor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA