Ema Andrea humbi vëllain e saj binjak, aktorja prek me postimin e ndjerë: Jetën nuk ia zgjatëm dot, por kujtimin mundemi 01/01 00:32
Tomo Milicevic ka deklaruar se largimi nga 30 Seconds To Mars ishte “zgjidhja më e mirë për të gjithë”.
“Ju lutem më besoni kur them se ky vendim është i duhuri si për mua ashtu dhe për bandën,” u shpreh ai në një postim në Twtter.
Kitaristi nuk ka dhënë një informacion të saktë se kur dhe pse është larguar nga banda e tij muzikore.
Pjesëtarët e tjerë të grupit, Jared dhe Shannon Leto, nuk kanë dhënë akoma asnjë deklaratë për këtë që ka ndodhur.
38-vjeçari falenderon bandën për mundësinë që të “ndiqte ëndrrën e tij.”
Ai shtoi: “Edhe pse po largohem nga banda, shpirti im nuk do të largohet kurrë nga familja”.
Top Channel