Angelina Jolie dhe Brad Pitt janë përfshirë në një mosmarrëveshje mbi kujdestarinë e gjashtë fëmijëve të tyre, që vazhdon edhe kur kanë kaluar më shumë se 20 muaj nga divorci i tyre.
Sipas një urdhri të gjykatës, të siguruar nga CNN, Jolie duhet t’i thotë fëmijëve se gjykata ka përcaktuar që mos pasja e një marrëdhënieje me të atin është e dëmshme për ta dhe se ata janë të sigurt me të atin.
Po ashtu marrëdhëniet e shëndosha me të dy prindërit, sipas gjykatës, janë të rëndësishme. Pitt dhe Jolie, kanë tre djem dhe tre vajza të gjithë nën moshën 16 vjeç. Urdhri nënvizon një axhendë të përbashkët kujdestarie për verën, periudhë në të cilën fëmijët do të ndajnë kohën mes Los Angelosit dhe Londrës, me Jolie që sidoqoftë ka kujdestarinë fizike parësore.
Ndërsa për Brad Pitt është dhënë akses i pakufizuar në telefon me fëmijët. Në dokumentet e gjykatës, gjykatësi i thotë Jolie se marrëveshja e kujdestarisë është subjekt ndryshimi.
“Nëse fëmijët e mitur mbeten të lidhur me babain dhe në varësi të rrethanave, kjo situatë thellohet, atëherë mund të ketë një reduktim të kohës që ata kalojnë me të ëmën e kjo mund të rezultojë edhe me kalimin e kujdestarisë primare tek Pitt. Çifti u nda në shtator 2016 pas dy vitesh martesë dhe paraqiti dokumentet për divorc menjëherë më pas. Jolie ka kërkuar e vetme kujdestarinë e fëmijëve. Ndërsa Pitt dhe Jolie u martuan në 2014, marrëdhënia e tyre u bë subjekt spekulimesh në 2004, kur ata morën pjesë në filmin “Mr and Mrs Smith”.
Në atë kohë, Pitt ishte i martuar me aktoren Jennifer Aniston. Në janar 2007, Pitt dhe Aniston thanë se po ndaheshin dhe Aniston paraqiti dokumentet për divorc, disa muaj më vonë. në prill 2005, dolën ndërkohë foto të Pitt dhe Jolie si edhe të djalit të saj të adoptuar Maddox, në Kenia.
Top Channel