Foto Arkiv

Kryeministri Edi Rama ka qenë në orët e pasditës së të mërkurës në Presidencë.

Mësohet se shefi i Qeverisë është takuar me Presidentin Ilir Meta për rreth 30 minuta.

Burime bëjnë me dije se në qendër të bisedës jo fort të gjatë ka qenë marrëveshja e detit me Greqinë, por është folur edhe për çështje të tjera të aktualitetit politik në vend.

Takimi mbërrin pak orë pas deklaratës publike të Presidentit Ilir Meta, që kërkoi dialog me artistët për çështjen e Teatrit Kombëtar.

Top Channel