As një vit në treg, Fortnite jep shifrën e çmendur të klientëve të saj
13/06/2018 18:20
“Epic Games” njoftoi të mërkurën se video-loja Fortnite ka arritur shifrën e 125 milionë personave të regjistruar, në më pak se një vit nga dalja e saj në treg.
Nga këta, 40 milionë persona në muaj e luajnë këtë video-lojë njëkohësisht.
Fortnite u lançua në korrik të vitit 2017.
Popullariteti i kësaj video-loje vjen nga fakti se është falas dhe mund të luhet pothuajse në të gjitha platformat, përfshi edhe Nintendo Switch.
Dy muaj më parë, femrat firmosën një peticion për heqjen e kësaj loje nga tregu. Partneret, të fejuarat dhe bashkëshortet ankohen për faktin se meshkujt i përgjigjen vonë dhe shkurt mesazheve në WhatsApp për faktin se janë të përqendruar te loja.
Top Channel