Në pritje të Fair Play Financiar, Inter është duke ndjekur gjurmët e Radja Nainggolan. Zikaltrit kanë marrë konfirmimin nga belgu, që ndihet i lumtur të bashkohet me trajnerin Spalletti.
Por nga e thëna në të bërë është në mes një det i tërë dhe Inter më parë duhet të bindë Romën. Monchi ka kërkuar 40 milionë euro dhe nuk ka ndërmend të bëjë ulje. Kjo duket një shifër shumë e lartë për Interin, që kish menduar të ofronte 20-25 milionë euro dhe një prej të rinjve Zaniolo dhe Valietti. Roma kërkon të bëjë rezistencë, por nëse vullneti i futbollistit është për t’u larguar, Inter është në avantazh.
Për Romën tani Nainggolan nuk është më i pashitshëm, por me largimin e tij duan të mbushin dhe arkat. Ndërkohë në moshën 30 vjeçare, Nainggolan kërkon kontratën më të rëndësishme të karrierës së tij, ndërsa Interi kërkon të zgjidhë problemin disavjeçar të mesfushës.
Top Channel