Vetëm pak ditë më parë, në mbledhjen e G7-ës në Kanada, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump propozoi rikthimin e Rusisë në këtë grup.

Gjithsesi mes shumë zërash kundër, ka qenë edhe kryeministrja britanike, Theresa May, që tha se Rusia duhet të plotësojë disa kritere, para se të thërritet sërish.

“Fakti që G8 u bë G7, e kishte një arsye të fortë. ne nuk do të ftojmë sërish Rusinë të na bashkohet, deri sa ajo të heqë dorë nga “futja e hundëve” në punët e brendshme të shteteve të tjera”, deklaroi May para parlamentit britanik të hënën.

Kryeministrja britanike theksoi se ishte pikërisht aneksimi i Krimesë, ai që ndikoi në përjashtimin e Rusisë nga G8, ndaj rikthimi i saj edhe njëherë, do të kërkonte prova të forta të ndryshimit të qëndrimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA