Debate në KLP, Tiranës dhe Elbasanit i mungojnë 51 prokurorë
18/07 21:17
Një 33-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e të martës pasi mjeti me të cilin udhëtonte ka dalë nga rruga.
Sipas informacioneve paraprake të policisë së Kukësit, B. SH., 33 vjeç nga fshati Shtiqen i Kukësit, po udhëtonte me makinën e tij tip “Minikuper”. Rreth orës 08.30 mjeti ka dalë nga rruga në dalje të Kukësit, e për pasojë është aksidentuar 33-vjeçari. Ai nuk i ka mbijetuar plagëve të mara dhe ka ndërruar jetë në spitalin e Kukësit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Top Channel