
23/02 22:38
Atleti kuban Juan Migeel Echevarria ishte protagonist në Diamond League, që ka ndaluar në stacionin e radhës, në Stokholm të Suedisë.
Sportisti i kërcimit së gjati arriti të kërcejë plot 8 metra e 83 centimetra, ndërsa nuk i mjaftoi as pista me rërë, duke rrezikuar seriozisht dëmtimin.
Gjithsesi, për fatin e tij të i keq, rezultatin nuk u pranua, pasi juria konstatoi se Echeverria kishte erën 2.1 m/s në favor, 0-1 më shumë se norma e lejuar.
Gjithsesi, Echeverría, i cili mbush 20 vjeç më 11 gusht, siguroi vendin e parë në provën e katërt me 8 metra e 50 centimetra.
Top Channel