Duken të çuditshme, e ndonjëherë edhe të frikshme, por videot e zhurmave të lehta dhe pëshpërimave po kthehen në një sensacion të internetit dhe në një mënyrë fare të pabesueshme për të bërë para.

Gjithmonë e më shumë kompani po interesohen për të ashtuquajturat video e ASMR ku fëshfërimat, gërricjet e kërcitjet e lehta, të folurit qetë e me zë të ulet janë provuar çuditërisht tejet popullore.

Olivia Kissper është një prej personave që krijon video të tilla. Ajo pëshpërit në mikrofon, godet me gishta objekte të ndryshme, fshin kamerën lehtë me furçë, e madje edhe ha përpara kompjuterit.

Videot e postuara prej saj këto 5 vitet e fundit kanë tërhequr më shume se 1 milionë shikues dhe ajo ka mbi 294,000 ndjekës…

Njerëzit klikojnë videot e Olivias me shpresën të përjetojnë një ndjesi kënaqësie e qetësimi të njohur ndryshe si përgjigja autonome e sensorëve meridiane, një lloj ngacmimi qe nis nga skalpi i kokës e zbret me pas poshtë nëpër trup si formë reagimi ndaj stimujve të ndryshëm. Videot kanë një ritëm tejet të ngadaltë e zgjasin zakonisht nga 25 minuta deri në një orë për të prodhuar atë që disa e quajnë “masazh të trurit”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA