Takimi Trump-Kim; Koreja e Veriut: Raport të ri me SHBA

11/06/2018 08:54

Një ditë para samitit historik, koreja e veriut hap mundësinë që të krijojë një raport të ri me Shtete e Bashkuara të Amerikës. Presidenti amerikan Donald Trump dhe lideri i koresë së veriut Kim Jong un kanë mbërritur tashmë në Singapor dhe po bëhen gati për takimin e shumëpritur, ndërsa nga vendi i izoluar komunist vjen sinjali i një ndryshimi të mundshëm.

Mediat koreanoveriore zakonisht i raportojnë aktivitetet e liderit pasi ato janë përmbyllur dhe deri tani samitin me Trump është përmendur fare pak.

Por në organin e shtypit të partisë komuniste, gazetën Rodong Sinmun, shkruhet se Kim gjendet në Singapor për tu takuar me presidentin Trump dhe për të krijuar një marrëdhënie të re për të plotësuar kërkesat e një epoke të re.

Analistët thonë se epokë e re është togfjalëshi kyçe, pasi Kim mbase do t’i duhet t’i shpjegojë koreanoveriorëve dekada vuajtje për programin bërthamor, për ta braktisur më pas në takimin me Trump, sigurisht nëse do të ndodhë kështu.

Gazeta shkruan se do të ketë diskutime për të vendosur një regjim të përhershëm paqësor në gadishullin korean dhe për çarmatosjen bërthamore, ndërsa thekson se raporti armiqësor me SHBA në të shkuarën, nuk e ndalon vendin të kërkojë normalizim me Uashingtonin.

Një ndryshim mjaft i rëndësishëm tani në qëndrimin koreanoveiror, megjithëse kthimi në të shkuarën është gjithnjë mundësi reale me regjimin komunist.

Në krahun tjetër, presidenti amerikan Trump tha se ka një ndjesi të mirë për takimin e shumëpritur. Në një mesazh në Twiter Trump tha se emocionet ndihen në ajër, mbase një shtysë e nevojshme optimizmi për liderin e Shtëpisë së Bardhë që pas Samiti të dështuar të G7 ka nevojë për një fitore për të çuar në shtëpi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA