Janë 40 grupe folklorike nga të gjitha trevat shqiptare dhe diaspora që do të konkurrojnë në “Sofrën Dardane”.

“Ne do të performojmë me dy këngë dhe një valle festive nga Kosova”, grupi folklorik i ardhur nga Kosova.

Organizatori i “Sofrës Dardane”, Azgan Halkaj, kryetar i unionit Artistik i Kombit Shqiptar thotë se këtë vit festivali përkon me vitin kombëtar të Skënderbeut dhe me 140 vjetorin e Lidhjes Shkrimtare të Prizrenit.

Shfaqja e natës së parë pati valle dhe interpretime artistike të ndryshme, ku spikatën grupet e Prizrenit dhe Preshevës.

Në skenë u ngjitën dhe artistë të shquar si Shkëlzen Jetishi, Fatmira Breçani dhe Bujar Qamili.

“Ishte me të vërtetë një emocion shumë i madh, nuk e kisha provuar ndonjëherë”, shprehet Bujar Qamili.

Në natën e dytë të “Sofrës Dardane” do të interpretojnë grupe nga dhe Shqipëria mesme dhe nga jugu i vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA