“Netët Korçare të Poezisë” bashkuan 30 poetë nga Shqipëria dhe vendet e rajonit. Pas dy mbrëmjeve poetike, ku janë prezantuar krijimet e poetëve të njohur ballkanas, poeti dhe publicisti i njohur Luan Rama ka fituar çmimin “Kurora e Poezisë”.
Poezia fituese “Nuk të kujtohet?” i kushtohet një prej personazheve më të njohura të politikës në vitet e pas luftës, Tuk Jakovës, por poeti e aktualizon atë duke sjellë në vëmendje një fenomen social.
“Në netët e ardhshme të ‘Poezisë Korçare’ të jetë një poezi më sociale. Të jetë një poezi që të prekë temat sociale”, u shpreh Tuk Jakova.
Edicioni i radhës i “Netëve Korçare të poezisë” do të marrë emrin e poetit korçar Skënder Rusi.
“‘Netët Korçare të Poezisë’ që kanë rrugëtuar në një periudhë 22-vjeçare në qytetin e Korçës duke afirmuar Kulturën, e kthen Korçën në qendrën e lirikës korçare. ‘Netët Korçare të Poezisë’ do të kenë një emër dhe ai është simboli i lirikës korçare, Skënder Rusi”, u shpreh Jorida Tollkuci.
Krijimet janë recituar nga vetë poetët në në parkun e qytetit të Korçës duke sjellë një atmosferë të veçantë. Aktiviteti ka marrë një dimension më të gjerë edhe për poetët nga diaspora, të cilët e shohin si një vendtakim për krijuesit.
Top Channel