Mbi 600 emigrantë të bllokuar në det, Italia e Malta “mbyllin portet”

10/06/2018 22:52

Një anije me mbi 600 emigrantë të shpëtuar në Detin Mesdhe, e që janë në bordin e anijes Aquarius, ende nuk e di se cili do të jetë fati i tyre, pasi Italia dhe Malta refuzuan që ata të zbresin nga anija në territorin e tyre.

në Mesdhe ka mbetur në det të hapur pasi iu refuzua ndihma nga Italia dhe Malta.

Një anije shpëtimi me 629 emigrantë në bord ka mbetur të mes të detit Mesdhe pasi ministri i ri italian i brendshëm nuk i dha leje që të ankorojë në portet e Italisë.

Duket se Matteo Salvini po mban një premtim të fushatës për të ndaluar ankorimin në Itali të anijeve që sjellin emigrantë, qofshin këto anije humanitare. Pikërisht për një të tillë bëhet fjalë, anija Aquarius e organizatës bamirëse gjermane SOS Meditterranee, e cila shpëtoi qindrat e emigrantëve në ujërat libiane. Por ministri i brendshëm Salvini tha se është Malta që duhet t’i marrë ata emigrantë, diçka që është hedhur poshtë nga autoritetet Malteze.

“Malta nuk pranon askënd. Franca i ndalon njerëzit në kufi, Spanja e mbron kufirin me armë. Nuk është e mundur që Malta t’i thotë jo çdo kërkese ndihmë, pasi në fund të fundit, zoti e ka vendosur më pranë Afrikës se sa Sicilia”, deklaroi Salvini.

Por sipas autoriteteve malteze, emigrantët u shpëtuan në ujërat libiane dhe janë nën juridiksionin e Italisë. Për me tepër, Malta as nuk është përfshirë dhe as koordinuar me aktorë të tjerë për shpëtimin e tyre, si gjithnjë. Ndërsa debati vazhdon, qindra e emigrantëve kanë mbetur në det dhjetëra kilometra larg Italisë dhe Maltës, diçka që e detyroi agjencinë e OKB-së për emigrantët t’i bëjë thirrje shteteve të përfshira që të gjejnë një zgjidhje të shpejtë dhe të lejojnë zbarkimin e emigrantëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA