“Lufta” e video-lojrave/ FIFA i jep goditje të rëndë Pro Evolution Soccer-it
10/06/2018 11:09
“FIFA 19” ka fituar një tjetër betejë ndaj Pro Evolution Soccer-it (PES) në luftën për video-lojën më të mirë të futbollit në botë.
Tashmë, EA Sports ka marrë edhe licencën e Champions League, që deri dje e zotëronte Konami.
EA ka siguruar se cilësia grafike e lojës së re “FIFA 19” do të rritet.
Disa ditë më parë, kompania amerikane njoftoi se në kopertinën e lojës së re do të jetë sërish Cristiano Ronaldo.
“FIFA 19” do të jetë e disponueshme për PC, Xbox One, PlayStation 4 dhe Nintendo Switch. Data e lançimit nuk është vendosur ende.
Top Channel