Shalqiri i Divjakës në treg që në prill, fermerët thonë se tani është koha e fitimit, por ankohen se tregu ka luhatje të mëdha
27/04 20:01
Banorët e fshatit Buzmadhe në Kukës kërkojnë rrugë.
Pasi u janë drejtuar me thirrje pa përgjigje institucioneve, ata kanë dërguar pamjet në numrin e “Ti raporton” në Top Channel.
Ata tregojnë gjendjen e rrugës dhe thonë se janë të lodhur nga pritja e gjatë për një rrugë të shtruar që ua lehtëson vuajtjet, sidomos gjatë ngricave në dimër.
Sipas banorëve, sa herë kalojnë nëpër këtë rrugë, ata rrezikojnë jetën, por shqetësohen edhe për bagëtitë me të cilat sigurojnë jetesën.
Top Channel