24/05 15:52
Merr fund dilema e trajnerit të Argjentinës, për të zgjedhur se kush do të zëvendësojë Manuel Lanzinin në “Rusi 2018”.
Bëhet fjalë për mesfushorin e River Plate, Enzo Perrez, që ka fituar duelin në distancë me Diego Perottin, Eric Lamelën dhe Mauro Icardin, që shikoheshin si zëvendësues të mundshëm.
Ish mesfushori i Valencias, tashmë 32-vjeçar, ka luajtur edhe në Botërorin e Brazilit, më 2014-ën, kur Argjentina u shpall nënkampione.
Nga ana tjetër, mesfushori i West Ham, Manuel Lanzini pësoi një tërheqje dhe nuk ia doli të udhëtojë në Rusi, pavarësisht përzgjedhjes fillestare nga ana e Sampaolit.
Top Channel