Pas njoftimit të Top Channel në kërkim të promovimit të gazetarëve, regjisorëve dhe prezantuesve të talentuar, të shtunën pranë studiove të Top Channel u realizua faza e parë e përzgjedhjes së tyre.

Konkurentët e përzgjedhur të fazës së parë do të jenë pjesë e konkurimit në talent show “Top Talent”, i cili do të transmetohet përgjatë muajve Korrik–Gusht, në Top Channel.

Në konkurimin e parë aplikantët do të konkurojnë përpara një jurie profesioniste, ndërsa në fazën e dyte gjysmëfinale aplikantet e kualifikuar do të trainohen nga nje staf profesionist në Top Channel.

Ne këtë fazë do të konkurojne me materiale të përcaktuara nga juria. Konkurentët që do të kualifikojë juria për në mbrëmjen finale do të kenë mundësinë të jenë fitues dhe të sigurojnë një kontratë pune në Top Channel.

Jo vetëm juria, por dhe publiku do të mund të përzgjedhë njërin prej konkurenteve për kategorinë prezantues nëpërmejt televotimit të natën finale.

Top Channel