Tirana nëse do ndalte plastikën do renditej mes qyteteve të pastra nga ndotja

09/06/2018 15:14

Ambientalistë e ekspertë janë përpjekur prej kohësh ta tregojnë sesa të dëmshme janë për mjedisin qeset plastike: ato mbysin jetën e egër, nuk shpërbëhen lehtë në tokë e oqean dhe nuk janë të lehta për t’u ricikluar e kjo është arsyeja kryesore përse 90% e qeseve të tilla në Shtetet e Bashkuara nuk i nënshtrohen këtij procesi.

E megjithatë, rreth 500 miliardë qese plastike përdoren çdo vit në botë; 380 miliardë prej tyre vetëm në Amerikë.

Një studim i përpara disa viteve tregoi se boja dhe ngjyruesit e përdorur në disa qese, përmbajnë plumb. Ndërgjegjësimi megjithatë ka nisur të rritet e në disa pjesë të globit përdorimi i qeseve plastike po ndalohet ose taksohet.

Në Kaliforni, nisma filloi në San Francisko në disa dyqane të caktuara e nëse legjislacioni arrin të miratohet, ajo do të shtrihet jo vetëm në të gjithë qytetin, por edhe në mbarë shtetin.

Diçka e ngjashme po zbatohet dhe në Karolinën e Veriut. Modbury u bë në 2007-ten qyteti i parë i Britanisë që ndaloi qeset plastike. Shembullin e tij e ndoqën disa të tjerë. Mexico City e ka miratuar gjithashtu një masë të tillë.

Sa për Indinë, ajo duket se po merr kryesimin në ndalimin e qeseve plastike, edhe pse metodat e zgjedhura prej autoriteteve janë deri diku të diskutueshme. Vendimi ka hyrë në fuqi edhe në Birmani e përdorimin e këtyre qeseve e ka kufizuar edhe Kina, Bangladeshi, Ruanda e disa qytete të Australisë.

Ndërkohë disa vende si Zvicra, Gjermania, Belgjika, Irlanda e Holanda kanë ndjekur rrugën e shkurajimit me mekanizma financiare duke vendosur një pagesë mbi qeset plastike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA