Talebanët ‘ndalen’, armëpushimi i parë në 17 vite

09/06/2018 22:30

Talibanët lajmëruan një armëpushim tre ditor me qeverinë afgane që përkon me fundin e muajit të Ramazanit.

Ky është armëpushimi i parë i talebanëve që prej rrëzimit të tyre nga pushteti në vitin 2001 nga SHBA dhe pason armëpushimin e njëanshëm të shpallur nga ushtria afgane ditë më parë.

Tabelanët thanë se do të ndalin të gjithë operacionet luftarake gjatë fundit të Ramazanit, me përjashtim të sulmeve ndaj forcave të huaja. Ekspertët thonë se nuk ka asnjë garanci për armëpushimin e ofruar nga tabelanët, edhe për vetë faktin se ai u lajmërua vetëm pak orë pasi talebanët vranë mbi 60 ushtarë afganë në sulme të ndryshme në vend.

Talebanët nuk specifikuan arsyet pse vendosën t’i bashkohen armëpushimit të qeverisë, por thanë se po konsiderojnë edhe lirimin e të burgosurve të luftës, me kushtin që ata të mos luftojnë më kundër tyre.

OKB e përshëndeti vendimin e talebanëve dhe tha se shpreson që të shërbejë si një hap i parë drejt bisedimeve për paqen. Ditë më parë, kur shpalli armëpushimin e njëanshëm të qeverisë, presidenti afgan Ashraf Gani tha militantëve i është dhënë mundësia të kuptojnë se fushata e tyre e dhunshme nuk po fiton mendjet dhe zemrat e afganëve, por po e largon popullin afgan nga kauza e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA